Ekskluzive: Nesër Qeveria miraton ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri

Lajme12.09.2018 22:36

Nesër në ora 11:00 Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të miratohet ligji për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. 

Burime të portalit Republika.info brenda Qeverisë bëjnë të ditur se me këtë vendim do të ndryshohet misioni i FSK-së, kështu me ligjin e ri FSK do të ketë mision mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. 

Gjithashtu këto burime thonë se këtë herë ky proces nuk do të ketë më kthim prapa dhe se pas shumë vitesh pritje Kosova më në fund do ta ketë ushtrinë e saj. 

Republika Plus