Dugolli: Po shpërblehen edhe dezertorët e edhe ata që s’kanë luftuar

Lajme02.06.2016 15:25

Gafurr Dugolli, pjesëmarrës në Luftën e UÇK-së dhe epror në FSK, ka reaguar ndaj fryrjes enorme të numrit të pjesëtarëve ë UÇK – së. Ai në një postim të vetin në Facebook ka thënë se shumë pretendentë luftëtarë janë plagosur pas lufte duke bërë punë bujqësore.

 

Ky është postim i i plotë nga Dugolli:

 

“I plagosur gjate luftes, (ende i kam pese copa metali ne trup), dhe kurr nuk pata apliku ( deri ne vitin 2014 kur filloi punen komisioni qeveritar) per ndonje beneficion te invalidit te luftes sepse me vinte turp, sepse nuk ndihesha invalid, sepse me dukej qe po ua marr kafshaten e gojes dikujt qe ka humbur gjymtyrët.

 

Koncepti im, per te fituar statusin e invalidit, ishte vetem nese ke humbur ndonje gjymtyre gjate luftes apo plaga ka qene e madhe sa qe ka lene pasoja te dukshme. Gjate verifikimit te fundit per keto kategori te luftes zbulova jo pak njerez qe kane marre beneficione, me vite te tera, pa e merituar.

 

Per kete arsye nuk po formohet komisioni mjekesor, apo me mire te them qe po e zvarrisin sa te munden formimin e ketij komisioni, sepse nese punon drejt ky komision shume "Invalidë te luftes " do te detyroheshin t'i kthenin parate e pamerituara qe kane marre.

 

Si per ironi, si pasoje e mosformimit te ketij komisioni, keta dallavergji (disa dezertorë, e disa te lenduar pas lufte ka raste qe jane lenduar duke i grahe traktorit ne ara) vazhdojne te marrin beneficione e pensione, e une ende nuk kam marr asnje cent ne emer te kontributit tim gjate luftes.

 

Nuk jam pishman qe kam vepruar keshtu, vetem se jam shume i zhgenjyer ne kete proces, e fatkeqesisht duke i pare gjithe keto padrejtesi kam filluar te ndihem injorant. Mallku qofshin ata qe e keqperdoren luften e turp per disa qe jane ne krye te ketij procesi dhe nuk po ju behet vone per keto padrejtësi”.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus