Daçiq: Formimi i Ushtrisë së Kosovës do të kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë

Lajme14.09.2018 14:35

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivicia Daçiq, tha sot se Serbia është absolutisht kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, formimi i kësaj ushtrie “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”.


Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i Ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.


Daçiq ka shtuar: “Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”, transmeton Koha.net raportimet. 

Republika Plus