As Merkel nuk ia ndryshon Hazirit qëndrimin – Lugina të bashkohet me Kosovën

Lajme14.08.2018 22:04

Partia nuk po ia ndërron mendjen. Shenj nuk po ia lë as qëndrimi i gruas më të fuqishme në botë Angela Merkel. Lutfi Haziri po insiston që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

“Parimisht deklaratat i ka pas për Ballkanin Perëndimor dhe jo për Kosovën. Specifikisht i atribuohet ish-Jugosllavisë dhe ato parime që ajo i konfirmon, nëse lexohen drejtë, ka të bëjë me mos ndryshim të kufijve se kufijtë janë problem”, tha Haziri.


Sipas tij, Merkel iu referua parimeve të badinterit ku nuk hyn fare territori i Kosovës.


Bile Haziri po beson se bashkimi me paqe i Luginës do të pranohej nga të gjithë.


“Jam ithtar i rregullimit të raporteve me dialog dhe çdo marrëveshje paqësore që prodhohet nuk mund të kundërshtohet nga askush. Besoj se Kancelarja e para ka me përshëndet”, tha kryetari i Gjilanit.


E kundërta sipas Hazirit mund të çojë në konflikt.


“Është e padrejtë që 130 mijë shqiptarë në tre komuna mi lanë në Serbi vetëm për klishe ose vetëm për parime të dikujt”, tha ai për klan kosovën.


Një ditë më parë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u deklarua se kufijt në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm. 

Republika Plus