24 persona kanë vdekur për një muaj në Spitalin e Pejës

Lajme14.08.2018 10:52

 

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatëmuajit korrik kanë vdekur 24 persona, kurse 34 pacientë janë transferuar, e 219të tjerë janë operuar.

 

Sipas statistikave të këtij spitali, gjatë muajit të shkuarvizita mjekësore kanë 17,872 pacientë, ndërsa që të shtrirë kanë qenë 1,274pacientë dhe atë 682 nga Komuna e Pejës, 146 nga Komunat Deçan e Junik, 181 ngaajo e Klinës, 197 nga  e Istogut, ndërsa të tjerë nga Komunat tjera tëKosovës.

Sa i përket numrit tëlindjeve ai ka arritur në 174 me ç `rast kanë lindur 177 foshnje, 80 nga tëcilat të gjinisë mashkullore, ndërkaq, 97 të gjinisë femërore.

“Shifrat tregojnë edhepër punën e madhe që është bërë në shërbimet e infermierisë ku janë kryer29,850 shërbime. Në muajin korrik numri I atyre që kanë kryer analizalaboratorike ka qenë 1,494 personave që në total kanë kryere 28,614 analiza.269persona kanë dhuruar gjak në muajin korrik që kanë dhuruar 99,400 ml gjak”.
“Sa i përket vizitave mjekësore nëpër departamente më së shumti ka pasur nëDepartamentin e Kirurgjisë ku janë realizuar 7,221 vizita, Kabinetet eDiagnostikës 6,546, Departamentin e Degëve Internistikës 2,268 ndërsa nëDepartamentin e Nënës dhe Fëmijëve 1,837 vizita mjekësore”, njofton ky spital. /Lajmi.net/

  

Republika Plus