U mbajt edicioni i dhjetë i Folklorit Shqiptar në Suedi

Kulturë31.05.2016 16:12

Qyteti universitar i Vekshjos, që shtrihet në zemër të regjionit të Smolandit në Suedinë jugore, edhe këtë vikend jehoi nga këngët dhe vallet shqipe. Këtu u zhvillua Festivali i dhjetë jubilar i Folklorit Shqiptar në Diasporë, i cili organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi. Nikoqire e këtij manifestimi tradicional edhe kësaj here ishte shoqata lokale ”Liria”.


Kjo ngjarje kulturore filloi në orët e paradites të së shtunës, kur amatorë shqiptarë shfaqën disa pika muzikore në qendër të qytetit dhe ku u mirëpritën dhe u duartrokitën nga publiku i shumtë vendas. Festivali u inkorporua edhe në kuadër të manifestimit tradicional të qytetit të Vekshjos “Vår stad”.


Edhe pse në mërgim, fëmijë, të rinj dhe të moshuar, me qëllim të ruajtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare, me sukses kultivojnë folklorin shqiptar. Kudo që janë dhe iu jepet mundësia, me sukses prezantojnë vallen, këngën dhe veshjen kombëtare.

 

Juria e Festivalit vendin e parë për interpretim ia dha rapsodit Dervish Kuqi kurse në vallëzim ansamblit të shoqatës “Liria” të Vekshjos./KultPlus.com


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus