Tri seri dokumentare për këtë verë

Kulturë15.08.2018 16:24

Nëse një nga mënyrat përmes të cilave ju zgjeroni njohuritëtuaja ose edhe kaloni kohën e lirë janë filmat dokumentarë ose seritëtelevizive, atëherë sot në gazetën “Zëri” ju prezantojmë  tri seri dokumentare të cilat prekin tematikatë ndryshme.

Luan Morina, kritik i filmit dhe i televizionit, u propozonlexuesve të “Zërit” seritë “One Strange Rock”, “Blue Planet 2”, si dhe “PartsUnknown 11”.

 

“One Strange Rock”

 

Ka shumë tregime audiovizuale për planetin tonë nëpërperiudha të ndryshme. Tek “One Strange Rock” Will Smith në rolin e moderatorit,i ndihmuar nga historitë e tetë astronautëve të cilët kanë kaluar në total mbi1000 ditë në qiell, na sjell një portret të mahnitshëm të planetit tonë. Ikombinuar nga rrëfimet e këtyre astronautëve që kanë parë “këtë guri tëçuditshëm” nga qielli, bashkë me shpjegimet e detajuara të proceseve më tëthjeshta që ndodhin çdo ditë, çdo sekondë në planetin tonë, “One Strange Rock”sjell planetin tonë në një perspektivë nga e cila ndoshta nuk e kemi menduarkurrë më parë.

 

 

“Blue Planet 2”

 

Pas “Planet Earth 2”, doajeni i programeve dokumentare DavidAttenborough dhe skuadra e tij sjellin madhështinë e planetit tonë të mbuluarme ujë. Shtatë episode të incizuara me teknologjinë më të avancuar do t’ju lënëpa frymë nga bukuritë e planetit tonë. Seria nis me botën e re ujore, mekafshët dhe me format tjera jetësore, disa nga të cilat nuk janë prekur kurrënga drita e diellit. Dhe krahas pasqyrimit të mrekullive ujore, Attenborough eskuadra na sjellin edhe ndikimin tonë, jo vetëm indirekt, në shkatërrimin ekësaj bote. Nga ngrohja globale deri te ngufatja e oqeaneve dhe e balenavefoshnje me plastikë, kjo seri na sjell edhe injorancën tonë në ruajtjen e botësujore që na lë pa frymë.

 

“Parts Unknown 11”

 

Anthony Bourdain mund të mos jetë më, por vepra e tij emrekullueshme do të rrojë përgjithmonë. Kuzhinieri dhe udhëtari i mirënjohur, icili mori jetën e tij disa javë më parë, na ka lënë 11 sezone me 96 episode nëtotal të serisë së tij të fundit udhëtuese “Parts Unknown”. Nëse nuk e keniparë më herët këtë seri që transmetohet në CNN, keni humbur udhëtime nëpërlokacione me kultura të ndryshme jo vetëm gatimi. Nuk është e domosdoshme tëshikohet nga episodi i parë. Si një dokumentar-reality udhëtimi, Bourdain nëçdo episod vizitonte nga një vend të ndryshëm. Nga vendet e harruara amerikanesi Virgjinia Perëndimore e deri në Armeninë e zhytur në konflikt të ftohtë mefqinjët e tyre, Bourdain viziton edhe gjashtë vende tjera këtë sezon të fundit.Si ka ndryshuar Berlini gati 30 vjet pas rënies së murit, historia e çuditshmee Hong Kongut e deri te zakonet bizare në Butan – tetë episode për t’i pasuruarnjohuritë me kultura dhe me zakone të ndryshme nga anembanë bota. 

Republika Plus