Themelohet Task-Forca për anëtarësimin në organizatat e kulturës

Kulturë02.06.2016 09:41

Është themeluar Task-Forca për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e kulturës dhe trashëgimisë.


Qeveria së Kosovë sot miratoi propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për krijimin e Task-Forcës, me qëllim të bashkërendimit të punëve për anëtarësimin apo aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë.


Ministri, Kujtim Shala në ekspozenë e tij në mbledhjen e stome të Qeverisë ka shtuar se qëllim primar i kësaj Task-force do të jetë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me UNESCO-n dhe organizatat e tjera të rëndësishme të kulturës dhe të trashëgimisë. Po ashtu, do të asistojë në procesin e aderimit në konventa dhe karta ndërkombëtare të kulturore, me qëllim lidhjen e Kosovës me institucionet ndërkombëtare kulturore.


Task-Forca do të përbëhet nga përfaqësuesi i: a. Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues, b. Presidencës, c. Kryeministrisë, d. Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Republikës të Kosovës, e. Ministrisë të Punëve të Jashtme, f. Ministrisë së Integrimeve, g. Ekspertë sipas nevojës, h. Përfaqësues të shoqërisë civile.


Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Task-Forca, në radhë të parë, do të ketë në fokus në anëtarësimet/aderimet në këto organizata: Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe të Restaurimit të Pasurisë Kulturore (ICCROM), Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Lokaliteteve (ICOMOS), Konventa mbi Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (UNESCO 1972), Karta Ndërkombëtare mbi Ruajtjen dhe Restaurimin e Monumenteve dhe Lokaliteteve (Karta e Venedikut, 1964/ICOMOS), Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Këshilli i Evropës 1992), Konventa Kulturore Evropiane (Këshilli i Evropës, 1954), Programet e BE-së etj./21Media

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus