Premtohet rritja e buxhetit dhe sistemimi i arkivit të 'Shotës'

Kulturë03.08.2018 15:33

 Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Kujtim Gashi, ka realizuar vizitën e tij të parë në ansamblin e këngëve dhe të valleve “Shota”.  Gashi u prit atje nga drejtori i rizgjedhur rishtazi Shefqet Gjocaj dhe takimi kishte për qëllim urimin për vazhdimin e mandatit të Gjocajt, si dhe diskutimin e shqetësimeve me të cilat përballet ky institucion. Në fund të këtij takimi i pari i Kulturës në vend bëri dy premtime të rëndësishme për këtë institucion. Ai u zotua për rritje të buxhetit për “Shotën”, si dhe përkrahje për përgatitjen e arkivit të këtij institucioni deri në fund të këtij viti, shkruan sot gazeta \"Zëri\".

Në konferencën për medie të mbajtur pas takimit drejtori Gjocaj u shpreh falënderues për vizitën e ministrit dhe gatishmërinë e tij për të dëgjuar stafin e këtij institucioni kulturor.

“Besoj shumë që e kemi pasur mirëkuptimin e zotëri Gashit që nga ardhja e tij si ministër i Kulturës dhe do ta kemi në vazhdimësi mirëbesimin dhe dedikimin e tij që realisht t’i ndihmojë të gjitha institucionet e kulturës, e krahas saj edhe ‘Shotën’”, tha ndër të tjerash Gjocaj.

Drejtori i “Shotës” gjithashtu tregoi se u bisedua edhe për projektet që tashmë kanë filluar dhe ato që janë në pritje të realizohen.

Premtohet rritja e buxhetit dhe sistemimi i arkivit të 'Shotës'

\"\"03 GUSHT 2018 • 10 : 15

SHPËRNDAJE:

\"\"Fjolla Gashi

Në anën tjetër ministri Gashi u shpreh i nderuar të vizitojë një institucion si ansambli “Shota”, duke e konsideruar si njërin ndër institucionet më të rëndësishme të kulturës. Ai uroi Gjocajn për vazhdimin e mandatit dhe tregoi që arsyeja tjetër e vizitës është të shohë nga afër gjendjen e “Shotës” dhe të flasë publikisht për vendimin e institucioneve të kulturë, duke përfshirë edhe “Shotën”, që t’ua rrisë buxhetin.
“Sot për herë të parë po e shpalos para jush që jam këtu për një arsye tjetër, për të parë cilat janë nevojat financiare të këtij institucioni shumë të rëndësishëm kulturor, pasi kam marrë vendim që të gjitha institucioneve të kulturës t’ua ngremë buxhetin. Jam shumë i bindur që gjatë viteve ansambli ‘Shota’ ka qenë shumë i anashkaluar në këtë drejtim. Nuk ka pasur një mbështetje financiare ose një rritje të vazhdueshme, pavarësisht punës dhe suksesit. Dhe sot në takim ia kam kumtuar drejtorit Gjocaj lajmin se buxheti do të ketë rritje në vitin 2019 varësisht nga projektet”,  tregoi Gashi.

Po ashtu ministri foli edhe për projektin e sistemimit të arkivit të “Shotës” dhe u zotua që do të finalizohet deri në fund të vitit.

“Ashtu siç kemi rënë në dakord edhe në takimet paraprake që ky institucion ka nevojë për një arkiv të vetin për ruajtjen e materialeve shumë të rëndësishme, biseduam edhe sot. Prandaj sot jemi këtu për ta konfirmuar që këtë projekt do ta iniciojmë si procedurë që ‘Shota’ ta ketë edhe hapësirën e arkivit”, tha Gashi.

I pyetur se përse duke i pasur parasysh edhe më herët këto nevoja të “Shotës” ai vetëm ia ka ripërsëritur buxhetin, Gashi u shpreh se ai ka filluar me udhëheqjen e kësaj Ministrie në shtator të vitit të kaluar dhe gjithçka në lidhje me buxhetin ka qenë pothuajse e përfunduar dhe nuk ka pasur hapësira për ndryshime, por shtoi që tash e tutje “Shota” do të llogarisë në mbështetjen e tij.

“Ky ka qenë vit që jam munduar të bëj vlerësimin e të gjitha institucioneve të kulturës dhe e them me plot siguri që ‘Shota’ është njëri prej institucioneve që ka sjellë më së shumti rezultate. Pra është njëri prej institucioneve që do ta ketë mbështetjen dhe përkrahjen time edhe financiare”, ka përfunduar kështu Gashi.

Sistemimi i arkivit të “Shotës” është edhe një nga prioritetet e drejtorit Shefqet Gjocajt. Në një intervistë dhënë para disa javësh për gazetën “Zëri”, me rastin e rizgjedhjes, Gjocaj u shpreh se ky projekt është tejet i nevojshëm dhe i takon një rëndësie të veçantë. Ai gjithashtu synon të bëjë rinimin e ansamblit të këngëve dhe të valleve “Shota” që do të realizohej përmes krijimit të një akademie të “Shotës”, në të cilin do të bëhej përzgjedhja profesionale e fëmijëve dhe e të rinjve që kanë talent në muzikë e në vallëzim.

Republika Plus