“NoBody’s Land” me Blenard Azizaj, premierë në Berlin

Kulturë02.06.2016 16:05

Balerini, koreografi shqiptar Blenard Azizaj i cili po paraqitet me performancat e vallëzimit në vende të ndryshme të botës, më 3 qershor do të ketë premierën e performancës “NoBody’s Land” në Berlin të Gjermanisë. 

 

Ai në këtë performancë do të prezantohet bashkë me partneren Maya Gomez dhe kjo shfaqje do të reprizohet edhe për dy mbrëmje të tjera deri më 5 qershor, shkruan KultPlus. Edhe koncepti dhe koreografia e shfaqjes është realizuar nga vetë dy balerinët. Kjo shfaqje flet për kapërcimin e kufijve dhe hapin drejt të panjohurës, duke prekur edhe migrimin. “Ne të gjithë jemi një dhe ky planet prej fillimit nuk ka pasur kufij. Ne jemi bërë prej dheut dhe të destinuar për ty kthyer po aty”, thuhet në përshkrimin e kësaj shfaqje./KultPlus.com

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus