Në "Albanian Brass Festival" edhe Prishtina Brass

Kulturë11.05.2016 16:17

Këtë vit skena e muzikës klasike shqiptare do të pasurohet dhe me një festival. Kryeqyteti i Shqipërisë do të jetë nikoqir i "Albanian Brass Festival" i cili mbahet për herë të parë këtë vit dhe synon të bëhet tradicional. Pjesë e edicionit të parë të "International Albanian Brass Festival" do të jenë instrumentistë dhe ansamble të shquara të instrumenteve të tunxhit. Do të ketë pjesëmarrës të ftuar nga disa vende të botës duke përfshirë edhe pjesëmarrësit nga Kosova - Prishtina Brass. 

 

Festivali do të mbahet nga data 17 deri me 21 maj dhe koncertet do të realizohen në Teatrin e Operës dhe Baletit, përkatësisht në sallën e universitetit të arteve dhe në amfiteatrin e liqenit artificial në Tiranë. Në kuadër të festivalit do të mbahet ekspozita "Rrënjë" e koleksionistit Ermal Sela. Gjithashtu gjatë 5 ditëve të festivalit do të organizohen master-classe per studentë nga artistët e ftuar. Festivalin do ta hap ansambli i njohur i tunxhit "Prishtina Brass" nga Kosova, po të njëjtën natë do të prezantohet edhe ansambli "National Albanian Brass", ansambël ky që përbëhet nga instrumentistë të tunxhit të dy anëve të kufirit./KultPlus.com

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus