Ministri Gashi ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”

Kulturë02.08.2018 18:28

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”. Gjatë kësaj vizite ministri zhvilloi takim me drejtorin e Ansamblit “Shota” Shefqet Gjocaj i cili njoftoi ministrin me gjendjen, kushtet dhe rrethanat e punës në këtë institucion.


Ministri Gashi premtoj mbështetje për valltaret dhe i përgëzoi për sukseset që kanë treguar gjatë vitit 2018, po ashtu i inkurajoj që këto rezultate dhe këtë angazhim ta vazhdojnë edhe më tutje.


Qëllimi i kësaj vizitë është për të parë nga afër se cilat janë nevojat financiare të këtij institucioni shumë të rëndësishëm kulturor, pasi që kemi marrë vendim që të gjitha institucioneve të kulturës tua rrisë buxhetin jam shumë i bindur që Ansamblin “Shota” ka qene i anashkaluar në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë mbështetje të duhur financiare. Dhe nga sot për shkak të punës edhe rezultateve të mëdha që kanë pasur , ju njoftoj që do të ketë rritje të buxhetit për vitin 2019 varësisht nga programi që do të paraqesin në këshill te në ministri ka thënë ministri Kujtim Gashi.


“Po ashtu ne jemi dakorduar edhe në takimet paraprake që ky institucion ka nevojë për arkivin e vet për ruajtjen e materialeve shumë të rëndësishme dhe sot e konfirmojmë që këtë projekt do ta iniciojmë si procedurë dhe jemi të interesuar që çdo kërkesë të marrim me seriozitet, po ashtu ky ansambël ka nevojë edhe për instrumente sepse një pjesë e tyre janë shumë të vjetra dhe besoj që bashkërisht do të gjejmë zgjedhje dhe mundësi buxhetore që ky institucion të pajiset edhe me instrumente të reja”. ka thënë mes tjerash ministri.


Ndërkaq, Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit Shota, tha se nga ministri kanë marrë zotimin edhe për realizimin e projekteve që Shota ka filluar si dhe për projektet e planifikuara.

“Besoj shumë që e kemi pasur mirëkuptimin dhe do ta kemi në vazhdimësi. Unë besoj shumë që projektet që i kemi filluar do të realizohen në një kohë të përshtatshme” 

Republika Plus