Mervan Mustafa sjell ekspozitën “Koha nëpër shekuj”

Kulturë01.06.2016 07:02

Grafisti Mervan Mustafa me datën 02.06.2016  do të prezantojë ekspozitën e tij të titulluar “Koka nëpër shekuj”.


Mustafa tha për Gazetën Express se ekspozita do të përmbajë gjithsej 20 piktura të formatit të madh dhe të mesëm,  të punuara në periudhën trevjeçare.


Ekspozitës paraqet mënyrën metaforike të kokave që nuk janë të plota. Koncepti i ekspozitës paraqet jetën reale gjatë shekujve të fundit duke u ndërlidhur me atë që njeriu vazhdon të mos pranohet në shoqëri ashtu siç është.


Ndërsa pikturat janë teknikë e kombinuar, bën të ditur Mustafa.


Kurator i kësaj ekspozite është profesori Esat Valla.


Kjo ekspozitë e financohet dhe drejtohet nga GMK dhe do të qëndrojë e hapur prej datës 02. 06. 2016  në ora 19: 00, deri më datën 25. 06. 2016 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.


Përndryshe Mervan Mustafa do të prezantojë ekspozitën e radhës në nëntor të këtij viti në Francë, ekspozita titullohet “ Jeta në kuadrat”./rtk

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus