Kosova në garën e fotografisë “Wiki Loves Earth 2016”

Kulturë02.06.2016 13:09

Është hera parë që Kosova dhe Shqipëria i bashkangjitet garës së fotografisë “Wiki Loves Earth”.


Kjo garë për herë të parë u organizua nga Wikimedia Ukrainë në vitin 2013 dhe gjatë viteve, interesi për të është rritur vrullshëm, në vitin 2014, morën pjesë 15 vende, ndërsa në vitin 2015 numri ishte 26. Kurse këtë vit garës i bashkëngjiten edhe Kosova e Shqipëria.


Qëllimi i fotografimit të zonave të mbrojtura dhe shpërndarja e fotografive nën një licencë të lirë është ilustrimi i artikujve në Wikipedia.


Gara ka për qëllim rritjen e njohurive dhe ndjeshmërinë në lidhje me çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore. Pamjet e zonave, pamjet panoramike, pamjet nga ajri, formacionet shkëmbore dhe pemët qindra-shekullore, si dhe bimët dhe kafshët në mjedisin e tyre natyror, janë të gjitha të mirëpritura.


Konkursi zhvillohet në dy faza, gjatë fazës së parë bëhet përzgjedhja kombëtare, e cila bashkërendohet nga vullnetarë lokalë të Wikipedia-s, duke përzgjedhur 10 fotografi, të cilat dërgohen në fazën ndërkombëtare të garës. E dyta zgjedhje është e vështirë, edhe pse në mesin një numri shumë më të vogël fotografish.


Kriteret sipas të cilave juritë vlerësojnë fotografitë janë: cilësitë teknike, origjinaliteti dhe vlera edukative. Kjo garë do të ndajë edhe çmime për pjesëmarrësit.


Është e rëndësishme që fotografitë të shoqërohen me përshkrime të sakta të asaj që përmbajnë. Pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë vetëm me fotot e tyre dhe t’i ngarkojnë ato nën një licencë të lirë në depon multimediale të Wikimedia-s, Wikimedia Commons. Nuk ka rëndësi kur janë shkrepur fotot./21Media


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus