Kalaja e Kastercit ‘thesari’ i pazbuluar

Kulturë01.06.2016 12:28

Kalaja e Kastercit është pasuria e vjetër arkeoologjike e komunës së Therandës, e cila kurrë nuk u zbulua në tërësi për shkak të ndërprerjes së punimeve, të cilat erdhën si pasojë e mungesës së mjeteve financiare.

 

Komuna e Therandës njihet si njëra ndër komunat që ka shumë zbulime arkeologjike. Megjithatë, e veçantë është edhe Kalaja e Kastercit, ku është një vendbanim mjaft i hershëm i kohës së bronzit dhe të hekurit që për vendin tonë ka rëndësi të madhe historike. Kjo kala ndodhet 2 km nga komuna e Therandës. Ekipe arkeologësh para disa vitesh kishin bërë gërmime intensive në atë pjesë, ku kishin gjetur mjaftë fakte si gjësende me vlerë, mure madje edhe varreza. Po ashtu, edhe pronari i tokës kishe gjetur mjaftë gjësende me vlerë por që asnjëherë nuk janë marrë për bazë ato.


Pronari i tokës, Nuhi Bytyqi tha se këto mjete janë gjetur qysh nga babai i tij kur kishin punuar tokën. Bytyqi rrëfen për KosovaPress procedurën se si kishin filluar punimet në tokën tij nga arkeologët e njohur.


“Punimet e para kanë filluar në vitin 1986, në krye me Fatmir Pejën. U pa se këtu është diçka interesant, një lloj kalaje, kala mjaftë interesante me këto mjete që u gjetën. Pastaj kanë punuar edhe pas luftës tri, katër vjet dhe janë gjetur disa mjete shumë të mira. U pa se ky vend është një vend shumë i rëndësishëm por duhet të punohet. Deri më tani puna nuk është bërë aq punë e madhe, diçka është bërë sa për të zbuluar që këtu diçka do të gjendet, pastaj, kur u pa që diçka po gjendet mjaftë interesante prej këtyre mjeteve, shpesh herë kanë ardhur dhe kanë vizatuar edhe prej komunës, sidomos në krye të tyre gjerave është Demir Zekolli, i cili e viziton shumë herë në vit. Por sigurisht që po kushton mjete të ndryshme puna e madhe, vendi është i madh, interesant doket por ka mbetur pak mbas dore”, tha Bytyqi.


Bytyqi tha se gjetja e këtyre mjeteve dhe e këtij vendi ka një vlerë shumë të madhe kombëtare dhe kulturore, si për komunën e Therandës por edhe për tërë Kosovën.


Komuna e Therandës së bashku me Muzeun e Kosovëskanë investuar në këtë lokalitet, mirëpo në 2012 , përfunduan punimet dhe tash e 4 vite më nuk është punuar asgjë. Fshatin i quajtur Kasterc, sipas arkeologëvepor edhe sipas literaturës e ka marrë emrin sipas kësaj kalaje. Në histori, një pre-kopje e cezaries ka qenë historian i mirë në oborrin perandorit Hustunian. Sipas tij, duket që ky vend së pari është quajtur me emrin Kastellonja, prej saj fjale duke bërë ndryshime ka marrë emrin Kasra, kastrim dhe sot është me emrin Kaster, gjë që tregon se ka një emër të vjetër por edhe të marrë prej kalas që ka ekzistuar aty.


Menaxheri për trashëgimi kulturore në Komunën e Therandës, Demir Zekolli tha se Kasterci si lokalitet datonkohë më parë por që ky lokalitet lidhet me emrin eprofesoreshës Eli Shukriu në viti 1986.

 

“Kasterci si lokalitet daton prej më herët dhe është nga interesimet e para për të lidhen me emrin e profesoreshën Eli Shukriu në vitin 1986, e cila kishte bërë përnjohjen dhe ribotimin e një punimi shkencor i cili është shoqëruar me gërmimet e para arkeologjike të Muzeut të Kosovës, më 1986 dhe pastaj kemi një pauzë deri në vitet e pasluftës, konkretisht në vitin 2009-2010. Tash më fillojnë punët në terren në Kasterc dhe në gërmimet e para të cilat u udhëhoqën deri më 2012, të udhëhequra nga arkeologu Fatmir Peja, Arben Hajdari, Sedat Baraliu, Pleurat Kabashi dhe disa të tjerë, filluan punimet në këtë lokalitet dhe komuna e Therandës e përkrahu këtë nismë shumë të qëlluar meakomo dimin e arkeologëve dhe mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit të tyre në vlerë përafërsisht rreth 5000 euro”, tha Zekolli.


Zekolli tha se ishte viti 2012, kur mjete u harruan dhe arkeologet ndalën punën e tyre.

 

“Në vitin vijues në komuna e Therandës participoj në bazë të një marrëveshje që kishin nënshkrua më Muzeun e Kosovës me një shumë diku rreth 20.000 euro, participoj në gërmimet arkeologjike të cilat vazhduan gjithnjë të udhëhequra me Fatmir Peja dhe bashkëpunëtorët e tij. E them me shumë përgjegjësi që këto punime kanë qenë me një përkushtim të jashtëzakonshëm, edhe profesional, edhe intelektual, edhe është bërë një punë e mirë. Fatkeqësisht prej vitit 2012, e këndej de fakto, kur janë harxhuar mjete të cilat i kishin dhënë komuna e Therandës u ndërpre ç do gjë, lokaliteti mbeti ashtu siç e keni parë edhe vetë, i zbuluar me ato morana të pambrojtura me varreza të hapura e.t.j”, tha Zekolli.


Ai tha se në bazë të informatave që ka, arkeologët kanë bërë kërkesën por si duket kanë hasur në vesh të shurdhër te institucionet bartëse të Ministrisë.


Menaxheri i trashëgimisë, Zekolli tha se në bazë të ligjit, gërmimet arkeologjike dhe hulumtimet arkeologjike janë obligim dhe e drejt e Ministrisë së Kulturës, përkatësisht institucioneve bartëse të saj.


Drejtoresha e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vjollca Aliu tha se këtë vit do të ndryshojë rirenditja e prioriteteve në fushën e trashëgimisë arkeologjike.


Ajo ka përmendur punën që po bëhet në lokacione të tjera në gjithë Kosovën, duke thënë se rishikimi i buhetit do të mundësojë punën në lokalitete tjera.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus