Ja si ka përfunduar karroca e “Ismail Qemalit”, totalisht e shkatërruar

Kulturë12.05.2016 14:20

Regjisori Dritan Huqi njëkohësisht drejtor bordi i QKK-së, ka postuar në rrjetet sociale një foto, nga filmi “Nëntori i dytë”. Ai shkruan se karroca e filmit ajo që shoqëronte Ismail Qemalin (aktorin Sandër Prosi), është drejt degradimit të plotë në ambientet e Kinostudios.


“Karroca e filmit “Nëntori i Dytë”, një objekt simbol. Në një vend normal ajo do ekspozohej me dinjitet diku. Si pjesë e historisë jo vetëm e kinemasë, por edhe më shumë se kaq. Fatkeqësisht, “dergjet” drejt degradimit në një garazh të Kinostudios”, shkruan Huqi në profilin e tij në Facebook.

 

Republika Plus