Ja si do të quhet lokaliteti arkeologjik “Ulpiana”

Kulturë01.06.2016 09:23

Si rezultat i investimeve të cilat kanë ndodhur në lokalitetin arkeologjik “Ulpiana”, në fund të muajit gusht të këtij viti, do të ndërrojë edhe statusin nga lokaliteti arkeologjik në park arkeologjik.


Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vjollca Aliu, e cila i ka thënë KosovaPress-it se Kosova për herë të parë do të ketë park arkeologjik.


Ajo ka folur edhe për projekte të tjera sa i përket trashëgimisë kulturore.


Duke u ndalur te punimet në Kalanë e Prizrenit, ka thënë se pjesa dërrmuese e punimeve janë në përfundim e sipër.


Aliu ka shtuar se me rishikimin e buxhetit, më shumë do të fokusohen në fushat e infrastrukturës arkeoturistike dhe hapjes për vizitorë të lokaliteteve të ndryshme në vendin tonë.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus