Fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar, 2016

Kulturë07.05.2016 16:32

Ministria e Kulturës, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2016. Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 17 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet.


Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), i themeluar në vitin 2014, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në nxitjen dhe mbështjen financiare të përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare.


Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.


Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga  kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.


Nga 37 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 12 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.


Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.


Shtëpia botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi


1. Pika pa sipërfaqe Rrëfenja të mbinatyrshme Carlos Fuentes Bajram Karabolli

2. Fan Noli Shkuma e ditëve Boris Vian Edmond Tupja

3. Toena Lulëkuqja dhe kujtimi Paul Celan Ana Kove

4. Argeta LMG Pranvera e barbarëve Jonas Lysher Afrim Koçi

5. Pegi Posta Charles Bukowski Iris Sojli


6. Albas Uni i tij i ndaluar Peter Carey Ukë Buçpapaj

7. Ombra GVG I ndërruar i shejtanit Kenzeburo Oe Rudi Erebara

8. Botimet IDK Stoneri John Williams Piro Misha

9. Dituria Karriera e së keqes Robert Galbraith (J.K.Rowling) Dhimitër Gjodede

10. Saras Zona e interesit Martin Amis Lavdimir Marku

11. Fjala Të gjithë dritën që nuk mund ta shohim Anthony Doerr Margarita Skënderi

12. Neraida Ditar i vogël i kufijve Gazmend Kapllani Aida Karanxha


 

Republika Plus