“Femme Assise” e Pablo Picasso në ankand për 43 mln dollarë

Kulturë01.06.2016 19:55

Një pikturë e Pablo Picassos, konsideruar si një nga portretet më të mëdha të tij, është prezantuar në Hong Kong përpara se të dalë në një ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Londër në muajin qershor.

 

Eksperti i Sotheby’s për artin modern dhe impresionist, Simon Stock tha se ‘Femme assise’ është një nga veprat më të rëndësishme që kanë dalë në treg së paku në këto dekadat e fundit dhe pritet paraprakisht të shitet deri në 43 milionë dollarë.

 

“Ne jemi jashtëzakonisht shumë të emocionuar që do të nxjerrim në ankand këtë vepër mjeshtërore të Picassos. Është një pikturë e cila është shfaqur në treg në vitin 1973 dhe është blerë për 340 mijë paund. Pritshmëritë janë që në ankandin e muajit qershor në Londër, ajo të shitet mbi 30 milionë paund” tha ai.

 

Ai thotë se kjo vepër konsiderohet si një nga kontributet kryesore të artit modern dhe “Femme Assise” e pikturuar në 1909 është një nga portretet më të mëdha.

 

Ky vepër ka shkaktuar një revolucion në metodat e punës së Pikasos.

 

“Kjo pikturë është realizuar nga Pikaso në verën e vitit 1909 në një moment përgjatë të cilit ai po përjetonte një ndryshim në vehten dhe punën e tij, duke shënjuar histori të artit modern perëndimor. Ne nuk kemi parë të tillë punë mjeshtërore përgjatë dekadave të fundit. Ndaj ky moment është vërtet emocionues. Ky është një moment kyç i zhvillimit të Pikasos dhe Georges Braque” tha Stock duke shtuar se disa piktura të tilla janë sot në duar të koleksionuesve privatë ndërsa të tjera ruhen në muzeume në mbarë botën si në “Tate Modern” në Londër, në qendrën Pompidou në Paris apo në muzeun “Hermitage” në Shën Petersburg.

 

Ndërkohë në ankandin në Londër do të prezantohet e do të dalë në shitje edhe “Scream” nga Edvard Munch.

 

Vepra e cila përshkruhet me fjalët “Ulërima. Ndjeva ulërimën më të madhe përmes natyrës” është shitur nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në vitin 2012 për pothuajse 120 milionë dollarë.

 

“Vepra e Munch është vërtet e rrallë. Ai nuk është lodhur kur e ka krijuar atë. Shumë pak dihet për mënyrën e kompozimit. Ai nuk e dinte sa jehonë do të linte pas vepra e tij”.

 

Ndër të tjera në ankand do të dalë edhe një ;pikturë e Alberto Giacometti, një portret që ai i ka bërë vëllait të tij diego si dhe punimet e by Pierre-Auguste Renoir, Camille Pissarro apo një portret në bardh e zi të Andy Ëarhol për Marilyn Monroe.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus