Eshtrat e Hasan Prishtinës e kanë vendin në Vushtrri

Kulturë18.08.2018 12:15

Pas kryeparlamentarit të Kosovës KadriVeselit, i cili ka kërkuar që eshtrat e Hasan Prishtinës të kthehen në Kosovëdhe të rivarrosen përkrah dr. Ibrahim Rugovës dhe Adem Damaçit, edhe Komuna eVushtrrisë ka kërkuar, madje zyrtarisht që eshtrat e Hasan Prishtinës tëzhvarrosen nga varrezat e Kukësit dhe të rivarrosen në Vushtrri, aty ku ështëlindur, shkruan sot Gazeta \"Zëri\". 

Fatmire Cecelia, drejtoreshë përKulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, ka konfirmuar se kaparashtruar kërkesë zyrtare në adresë të ministrit të Kulturës, të Rinisë dhetë Sportit, Kujtim Gashi, që ta përdorë autoritetin e tij për sjelljen eeshtrave të Hasan Prishtinës në vendlindjen e tij.

“Përmes kësaj shkrese ua përcjellkërkesën e shumë qytetarëve të Vushtrrisë, në veçanti të intelektualëvevushtrrias, të cilët në vazhdimësi paraqesin kërkesa në adresë tëinstitucioneve komunale të Vushtrrisë, para së gjithash ndiej obligim moral,por gjithsesi edhe institucional që këto kërkesa t’i shtyjë më tutje. Pra,përmes kësaj shkrese ua përcjell kërkesat e shumë qytetarëve dhe tëintelektualëve të Vushtrrisë, të cilët më të drejtë kërkojnë kthimin e eshtravetë Hasan Prishtinës në vendin e tij të lindjes, në Vushtrri. Duke qenë se emridhe historia e patriotit të shquar Hasan Prishtina është e mirënjohur përgjithë kombin shqiptar, e konsideroj të panevojshme të ndalem në shpalosjen ehistorisë së tij, gjithnjë duke e konsideruar të mjaftueshëm dhe të arsyeshëmfaktin që ta parashtrojmë këtë kërkesë, se Hasan Prishtina u lind në Vushtrri,andaj edhe eshtrat e tij duhet te jenë në Vushtrri, në vendin ku u lind”,thuhet mes tjerash në kërkesën e drejtoreshës Cecelia.

Afrim Berisha, njëri nga dypasardhësit e Hasan Prishtinës (Afrimi dhe Agroni janë djemtë e Hakan Berishës,nipit të Hasan Prishtinës), ka falënderuar kryetarin e Vushtrrisë XhaferTahirin për respektin që ka treguar Komuna e Vushtrrisë ndaj figurës së HasanPrishtinës në 85-vjetorin e vrasjes së tij, si dhe për kërkesën që eshtrat etij të kthehen dhe të varrosen në Vushtrri.

“Në emër të familjes dhe të gjakuttë Hasan Prishtinës, si pasardhës i vërtetë i Hasan Prishtinës, qysh e tha edhehistoriani Fahri Buçinca, ju falënderoj përzemërsisht. Hasan Prishtina ka qenëi gjithë shqiptarisë, ndërsa neve na bën nder që jemi trungu i tij”, ka thënëAfrim Berisha, pasardhës i Hasan Prishtinës, i cili menaxhon me Hamamin e HasanPrishtinës në Mitrovicë dhe i cili hyn në radhën e objekteve të trashëgimisëkulturore.






















E ndërkaq publicisti Bedri Tahiriflet për veprimtarinë patriotike të Hasan Prishtinës. 

 “Sado që të flasësh përfigurën më të ndritur të kombit Hasan Prishtinën, nuk mund t’i dalim hakut,ngase ai gjithçka dha e shkriu nga vetja, madje edhe jetën, për Shqipërinë eplotë, me Preshevë e Çamëri, me Tivar e Prevezë e deri te Molla e Kuqe. Kur më1771-n, një plak me emrin Ali, me qerren mbushur me plaçka, kapërceu kodrat eGalicës dhe zbriti në Vushtrri, askujt nuk i shkonte ndërmend se i nipi do tëbëhej aq i madh sa do ta trandë Perandorinë Turke në themel dhe do t’u prijëshqiptarëve në luftëra e beteja për çlirim e bashkim kombëtar. Ishte ky AliBerisha i Polacit të Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit tëkësaj familjeje që vdiq dhe u varros në Polac”, tha Tahiri.

Duke folur për biografinë e tij,Tahiri precizoi se Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873.

“Deri më 1908-n është quajturHasan Berisha-Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse prejse zgjidhet deputeti Prishtinës nënshkruhet Hasan Prishtina. Djaloshi kureshtar dhe inteligjentmësimet e para i mbaroi në vendlindje, të mesmet në Selanik dhe Fakultetin eDrejtësisë në Stamboll.

Gjatë shkollimit fitoi kulturë tëgjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane. Ai shumëshpejt u bë një erudit i madh dhe pos shqipes njihte mirë anglishten,arabishten, frëngjishten, çerkezishten, greqishten, gjermanishten, italishten,serbishten dhe turqishten.

Hasan Prishtina është unik edhe nëfushën e arsimit kombëtar. Me nismën e tij u organizua Kongresi i Alfabetit nëManastir (14 - 22 nëntor 1908). Atë vit do të nisë punën edhe Shkolla Normale eElbasanit, ku do të mësojnë edhe shumë nxënës nga Kosova, shumica me harxhimete Hasan Prishtinës.

Ky burrë i madh i kombit organizoikryengritjen e madhe në Kosovë (1910-1911), Kuvendin e Junikut (21-25 maj1912), ku u nxor memorandum prej 14 kërkesash, që më vonë do të njihen si “14pikat e Hasan Prishtinës”, ishte kryeministër i Shqipërisë (vetëm katër ditë).

Ideali i Hasan Prishtinës ishteçlirimi i Kosovës dhe bashkimi i kombit shqiptar. Ai ishte i papajtueshëm meçdo përpjekje përçarëse, veri - jug, toskë e gegë.

Në një fjalim në Parlamentinshqiptar më 1921-n, ai deklaroi: Unë nuk jam as toskë, as gegë, por jamshqiptar. Së fundi, më 14 gusht 1933, spiuni Ibrahim Çelo nga Resnja eMaqedonisë, në rrugën “Çimisku” të Selanikut, derisa Hasani po shëtiste i dolipas shpine dhe e qëlloi me katër plumba.  

Babai i Afrim dhe Agron Berishës,Hakan Ismet Berisha nga Mitrovica, ishte familjari më i afërt i HasanPrishtinës. Ai ka vdekur në marsin e vitit 2015, ndërsa kishte shpjeguar se aidhe familja e tij kishin jetuar në Vushtrri, por pastaj ishte shpërngulur nëMitrovicë.

Kjo familje kishte jetuar nëVushtrri deri në vitin 1934, deri atëherë kur serbët kishin konfiskuar shtëpinëe tij dhe e kishin shndërruar në ndërtesë të Gjykatës Komunale.

“Zejnullah Begu dhe Hasan bejPrishtina kanë qenë djemtë e dy vëllezërve. Zejnullahu ka qenë i Abdullahut,kurse Hasani i Ahmetit. E Abdullahu dhe Ahmeti kanë qenë të Aliut. Zejnullahbegu kishte vetëm një motër, e cila ishte e martuar në Turqi, kurse Hasani ekishte vetëm një vëlla, Ymerin. Zejnullah begu, gjyshi i Hakanit, kishte katërdjem, Qemajlin, Ismetin, Abdullahun dhe Besimin, si dhe dy vajza: Shukrijen dheNaziren. Hasan Prishtina nuk kishte fëmijë. Ndër më të afërmit e tij ka qenëElma, vajza e të vëllait, Ymerit. Hakani i ka dy djem, Afrimin dhe Agronin dhenjë motër e cila jeton në Prishtinë, e cila ka një djalë dhe një vajzë, që tëgjithë me pasardhës”, shpjegon Afrimi.

Patrioti Hasan Prishtina ështëkthyer në bronz në Vushtrri vitin e kaluar dhe shtatorja e tij do të vendosetnë sheshin që do ta mbajë emrin e Hasan Prishtinës, në vendin e ndërtesës sëvjetër të Komunës së Vushtrrisë. 

  

Republika Plus