Ekspozitë me fotografi 'Kohërat po ndryshojnë'

Kulturë09.05.2016 12:53

Ekspozita me fotografi dokumentuese në bardh e zi prezanton Havelin për qytetarët e Kosovës si një disident, president dhe një qytetar, dhe ilustron momente të sinqerta nga jeta e tij jozyrtare dhe intime.

 

Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special në Kosovë, do të hapin ekspozitën me fotografi “Kohërat po ndryshojnë” (“The Times They Are A- Changing´” për të shënuar Ditën e Evropës 2016 më 9 maj në ora 19:30 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së (EUICC) në Prishtinë.

 

Ekspozita është organizuar në dritën e ngjarjeve [email protected] që mbahen në mbarë botën në shenjë të përkujtimit të trashëgimisë së Václav Havel-it dhe përvjetorit të 80-të të ditëlindjes së tij në vitin 2016.

 

Njoftimi dërguar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së thekson se, Va´clav Havel, poeti i demokracisë së shekullit 20-të, u dha shpresë jo vetëm miliona njerëzve në Evropën Lindore, por edhe popujve në tërë botën të cilët besojnë se të drejtat e njeriut janë universale. Popujve të cilët besojnë se mund dhe duhet të luftojnë për të drejtat e njeriut dhe të ndihmojnë njerëzit në komunitetin e tyre dhe globalisht.

 

Iniciativa [email protected] prezanton Va´clav Havel-in për popujt në mbarë botën si një njeri të rëndomtë me ndikim të jashtëzakonshëm për jetërat tona.

 

Ekspozita me fotografi dokumentuese në bardh e zi prezanton Havelin për qytetarët e Kosovës si një disident, president dhe një qytetar, dhe ilustron momente të sinqerta nga jeta e tij jozyrtare dhe intime dhe prapa skenave derisa Haveli ishte president. Fotografi Oldr?ich S?ka´cha, i famshëm për fotografitë e tij bardh e zi të disidencës çeke dhe të Vaclav Havelit në veçanti, ka mbajtur marrëdhënie të afërta me Havelin prej vitit 1960 deri kah fundi i jetës së Havelit.

 

Dita e Evropës, 9 Maji është festa zyrtare përcakton Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008. /KultPlus/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus