#ColoursofAlbania” hapë thirrjen për fotografi

Kulturë01.06.2016 16:24

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka nisur edicionin e dytë të konkursit fotografik në Mediat Sociale titulluar “#ColoursofAlbania”.

 

“Ky konkurs fton të gjithë shqiptarët anembanë të marrin pjesë nëpërmjet fotografive për të promovuar bukuritë e Shqipërisë. Fotot mund të postohen në Instagram nën hashtagun #ColoursofAlbania”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ky konkurs zhvillohet në kuadër të diplomacisë publike digjitale, e cila ka si synim të përdorë në mënyrën më të mirë të mundshme, të gjitha platformat online, për të promovuar bukuritë e jetës së përditshme në Shqipëri.


Tema e konkursit do të jete e lire duke filluar me traditën, kulturën, artin, jetën në qytet dhe fshat, natyrën dhe punën. Konkursi është hapur më 27 maj dhe do të mbyllet më 31 korrik, kurse për pjesëmarrësit bëhet e ditur se ata duhet të shënojnë edhe vendin se ku e kanë bërë fotografinë, duke bërë check in. Nga ky konkurs do të shpërblehen më të mirët, vendi i parë, dy vende të dyta dhe tr vende të treta, të cilët do të jenë edhe pjesë e ekspozitës së fotografive nga ky edicion.


“Nisma ka marre gjithashtu mbështetjen e personazheve të njohura shqiptare si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kledi Kadiu, Skuadra Kombëtare e Futbollit, Federata Kombetare e Rafting Albania, Olen Cezari etj . Ata do të ndërveprojnë publikisht nëpërmjet video-mesazheve të tyre, për të ftuar shqiptarë kudo që ndodhen, për të marrë pjesë në promovimin e Shqipërisë dhe për të qenë “ambasadoret dixhitale te vendit” thuhet në këtë njoftim. Fitues i edicionit te parë në konkursin "Colors of Albania" ka qenë Nëntor Oseku nga Kosova./KultPlus.com

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus