Bekim Berisha dhe Bedri Shala në pulla postare në 20 vjetorin e rënies

Kulturë09.08.2018 21:57

Posta e Kosovës ka promovuar të enjten pullat postare përheronjtë Bekim Berisha – Abeja dhe Bedri Shala, në përvjetorin e 20-të tërënies së tyre në betejën e lavdishme në Junik.

 

Bekim Berisha dhe Bedri Shala ishin dy prej luftëtarëve dheeprorëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me trimërinë dheshkathtësinë e tyre ushtarake ata motivuan të rinj e të reja që t’u bashkohenradhëve të UÇK-së. “Bekimi dhe Bedriu erdhën nga mërgimi për t’i dal zotatdheut në përballje me regjimin e egër serb.

 

Pushka e tyre jehoi në beteja anekënd Kosovës deri nëflijimin e tyre heroik në mbrojtje të Junikut, më 10 gusht 1998”, ka thënëkryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha. Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare eKosovës dhe dëshmorët e saj janë themeli i lirisë dhe shtetit tonë. “BekimBerisha- Abeja mori pjesë edhe në luftën në Kroaci dhe në Bosnje duke u bërëpjesë e pashlyeshme e historisë së popullit kroat dhe boshnjak.

 

Shtëpia e Bedriut dhe vëllezërve të tij ishte çerdhe eUÇK-së që nga fillimi i viteve të 90-ta”, ka thënë Hoxha.

 

Bekim Berisha – Abeja u lind më 15 qershor 1966 në Graboc tëPejës ndërsa Bedri Shala u lind në Gjergjicë të Drenasit më 2 qershor 1969. Përkontributin e tyre të jashtëzakonshëm, dy gjeneralët e UÇK-së janë dekoruar ngapresidenti i Kosovës me urdhrin “Hero i Kosovës”.

 

Në shenjë nderimi, kryeshefi Sejdi Hoxha u ka dorëzuarfamiljes Berisha, familjes Shala dhe kryetarit Lladrovci pullat postare tëpunuara në bronz si dhe pullat postare në kornizë. Për emetimin e pullavepostare, Postën e Kosovës e kanë falënderuar motra e Bekim Berishës, Zyrafetjadhe nipi i Bedri Shalës, Xheladini./KultPlus/ 

Republika Plus