Pandemia COVID-19 apo siç nihet ndryshe, koronavirusi, ka prekur edhe veriun e Kosovës. Dy persona atje, njëri nga Mitrovica e Veriut dhe një tjetër nga Leposaviqi kanë rezultuar pozitiv. Mirëpo, testet për qytetarët e pjesës verire të Kosovës, siç duket po kryhen në Sërbi. Qeveria e Kosovës në këtë pjesë të Kosovës nuk ka shtrirje. As Ministria e Shëndetësisë s’lejohet të merret me këto raste pasi testet po kryhen në institutin “Torllak” në Serbi.

Këtë e konfirmuar epidemiologu dr. Aleksandër Antonijeviq, anëtar i Shtabit të Krizës i Mitrovicës së Veriu, shkruan Zëri.info. Ai thotë se testet që janë dërguar në Institutin “Torllak” në Serbi.

“Rezultatet e katër mostrave që i kemi pritur të vijnë në formë të shkruar nga Instituti ‘Torlak’ në kanë arritur sante (e shtune) dhe ato kanë rezultuar pozitiv për dy persona, njëri nga Mitrovica e Veriut dhe tjetri nga Leposaviqi”, ka konfirmuar Andonijeviq, ndërkaq dr. Danica Radomiroviq, shefe e Repartit Infektiv në Qendrën Spitalore të Mitrovicës, ka shtuar se janë dërguar për analiza mostrat edhe të tre personave të tjerë. “Në ndërkohë gjatë ditës së shtunë janë dërguar për analiza në të njejtin lobarator në Beograd edhe mostrat për tre pacientë tjerë, bëhet fjalë për një pacient nga Graçanica, një nga Pasjani dhe një nga Mitrovica e Veriut. Me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndetin Publik Batut, lista me mostra do të zgjërohet në të gjithë pacientët që kanë temeperaturë të lartë dhe ata që janë hospitalizuar për shkak të djegies së mushkërive”, ka thenë Radomiroviq, e cila ka treguar se në rapartin që drejton ajo nuk ka asnjë pacient të infektuar, përveç që pacientëve që me tempertarurë të lartë të trupit dhe të atyre që kanë problem me mushkëri.

E Sipas Shtabit të Krizës në veri të Mitrovicës, të gjithë të prekurit me COVID-19 do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi, pasi që edhe presidenti Vuçiq e edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë siguruar serbët e Kosovës se për trajtimin e tyre do të përkujdeset shteti i Serbisë, i cili ka angazhuar stafin mjekësor dhe stafin tjetër pothuajse në të gjitha mjediset serbe, të gatshëm për t’i transportuar paceientët në Serbi.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i frikësuar se situata do të dalë jashtë kontrollit edhe në mjediset serbe në Kosovë dhe në veri të Mitrovicës, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë ka vendosur që ta zgjasë kohën e karantinës, nga 14 ditë sa ishte deri me tani në 28 ditë.