Sirin Labs prezantoi Solarin, telefonin 13,800 dollarësh me fokus të veçantë tek privatësia

Auto & Tech01.06.2016 16:18

Startupi Izraeli Sirin Labs gjatë një evenimenti në Londër prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent Android të rangut të lartë duke u dhënë fund spekulimeve prej vitesh lidhur me atë që po “kurdiste” kompania në heshtje.


Sirin Labs është themeluar në 2013-tën nga sipërmarrësi me origjinë kazake Kenges Rakishev, sipërmarrësi izraelit Moshe Hogeg dhe Tal Cohen, një ish këshilltar i McKinsey. Misioni? Të krijonin Rolls Royce e telefonëve inteligjent, një produkt i cili kombinon më të mirën e privatësisë, performancës dhe cilësisë së ndërtimit. Përgjatë dy viteve të fundit kompania kishte përfituar investime që kapnin vlerën e 97 milion dollarëve.


Telefoni quajtur Solarin premton teknologji të avancuara të privatësisë aktualisht të padisponueshme përtej agjensive të sigurisë dhe falë bashkëpunimit me Koolspan telefoni ka të integruar enkriptimin 256bit AES.


Solarin fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragron 810 me mbështetje për 24 banda LTE dhe konektivitet superior Wi-Fi. Gjithashtu ka një kamër të pasme 23.8 mgapiksel dhe ekran 5.5 inç IPS me rezolucion 2K. 


Duhet të citojmë se ky telefon nuk do të jetë i disponueshëm për masat dhe çmimi 13,800 dollarësh e vërteton më së miri këtë. Solarin del në shitje më 1 Qershor por nuk është hera e parë e një precedenti të tillë.


Në 2012-tën marka e telefonëve luksoz Vertu prodhuar nga Nokia u shua. Një nga telefonët më të shtrenjtë të kompanisë ishte Signature Cobra me çmim 310,000 dollar.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus