Motorola e re P30, “klon” i iPhone X

Auto & Tech17.08.2018 16:18

“Smartphone”-i më i ri i Motorolës ështëkritikuar shumë, pasi ngjason sipas ekspertëve me një kopje të pacipë të iPhoneX.

 

Shumëprodhues telefonësh kanë kopjuar pamjen e iPhone X, që ka një kornizë më tëvogël përreth ekranit dhe një vrimëz në krye, ku gjendet edhe një kamera.

Sidoqoftë, kritikët thonë seMotorola e re P30 është një kopje e pastër e aparatit më të rëndësishëm tëApple.

Lenovo, që zotëron markën Motorola,nuk iu është përgjigjur ende kritikave. Motorola ka qenë një pionier nëindustrinë e telefonëve celularë, por shitjet e saj ranë në erën e“smartphone”-ve dhe divizioni iu shit Google-it në vitin 2012, për të kaluar mëpas në pronësinë e firmës kineze të kompjuterëve Lenovo në 2014-n, ku vazhdojnëtë prodhojnë “smartphone” me sistemin operativ Android.

Blogerët, që komentojnë ngjashmërinëmes Motorola P30 dhe iPhone X thonë se kjo është përpjekja më e pacipë. Madje,sipas vëzhguesve, Motorola ka shkuar aq larg sa ka zbukuruar ekranin me njëëallpaper thuajse identike me atë të Apple-it.

Ka nga ata që thonë gjithashtu sedizajni është aq i ngjashëm, saqë thuajse është e pamundur të dallosh Motorolënnga iPhone X. Më tej është provuar se, edhe algorithmet e njohjes së imazhit tëGoogle e kanë etiketuar P30 si iPhone.

Sidoqoftë, Lenovo ka thënë se karegjistruar fitime për katërmujorin e parë të vitit, pasi shënoi humbje një vitmë parë. Rritja i atribuohet rritjes së shitjeve, por edhe masave për uljen ekostos nga ana e kompanisë. Lenovo planifikon të shesë Motorolën P30 në Kinë,por nuk ka njoftuar për shitjen në tregje të tjera. Aparati pritet të kushtojërreth 350 dollarë amerikanë, më pak se gjysma e çmimit të iPhone X.

 

  

Republika Plus