Konfirmohen disa specifika të HTC U12 Life

Auto & Tech05.08.2018 21:53

Pavarësisht faktit se HTC është pothuajse “anija e fundosur”, kompania tajvaneze duket se është e vendosur në lansimin e smartfonëve të kategorisë mesatare. Seria U Life do të vazhdojë të jetojë dhe pajisja e ardhshme që planifikon ta lansojë HTC është U12 Life.

Para një javë kanë filluar të qarkullojnë zërat për HTC U12 Life dhe tani janë publikuar skicat të cilat paraqesin pjesën e përparme dhe të pasme të këtij smartfoni, transmeton Koha.net. Skicat konfirmojnë faktin se U12 Life do të përfshijë kamerën kryesore të dyfishtë (16 + 5 megapikselë) e vendosur në anën e majtë-lartë, shkruan NieuweMobiel. Po ashtu, mund të shohim se në anën e pasme ka sensorin për gishta i vendosur në pjesën e sipërme në qendër.


HTC ende nuk ka filluar të përdorë ekrane me prerje (notch), gjë që duket se U12 Life do të përfshijë ekran të zakonshëm.


Sipas raportit të kaluar, HTC U12 Life do të vijë me procesor të Qualcommit – Snapdragon 636, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, shkruan NieuweMobiel.


Gjithashtu, U12 Life pritet të vijë me ekran të madh prej 6-inç FHD+ me rezolucion prej 2,160 x 1,080 pikselë, si dhe me baterinë prej 3,600 mAh.


Sa i përket lansimit, ende nuk është zbuluar se kur mund të lansohet U12 Life por nëse bazohemi në faktin se HTC pati lansuar U11 Life në muajin nëntor, atëherë ka shumë gjasë që kompania tajvaneze të përdorë të njëjtin afat kohor për smartfonin e ri. 

Republika Plus