Ja sa kushton një BMW M6 (Foto)

Auto & Tech31.05.2016 19:28

Në 100 vjetorin e krijimit të saj BMW-ja, ka një botim të veçantë BMW M6 Coupe Japan. Ky është modeli i gjashtë deri më tani që feston 100 vjetorin, ky botim do të prodhoj vetëm 13 makina me një ngjyrë të quajtur “Austin YelloW”.


Çfarë me të vërtetë e bën këtë M6 Coupe të veçantë, makina ka një motor 4.4 litërsh V8 biturbo i cili prodhon 600 kuaj fuqi (441 kW), ndërsa ka një transmetues prej 7 shpejtësive automatike.


Performanca e BMW M6 është mbresëlënëse ku nga 0 deri në 100 km/h arrin për më pak se 3.9 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e arrin në 305 km/h (189 mph).


BMW Japonia ka vendosur një çmim për festimin e 100 vjetorit, BMW M6 do të kushtojë 189.430 euro.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus