Intel lëshon procesorin e parë me 10 bërthama për kompjuterët e tavolinës

Auto & Tech01.06.2016 06:59

Në shfaqjen e tregtisë Computex në Taipei, të hënën, Intel lëshoi procesorin e parë me 10 bërthama për përdorim shtëpiak (kompania ka shitur tashme procesorë Xeon me 10 bërthama, por ata janë vetëm për përdorim profesional).

 

Pjesë e familjes së çipave 14-nanometër Broadëell-E të Intel, Intel Core i7-6950X Extreme Edition u ndërtua fillimisht për lojtarët dhe entuziastët. 10 bërthamat e tij veprojnë me një frekuencë bazë 3GHz, por CPU është i shkyçur dhe mund ta tejkalojë këtë shpejtësi. Ai përmban gjithashtu teknologjinë Turbo Boost MAx 3.0 të Intel, e cila i “drejton” aplikacionet në bërthamën me performancë më të lartë, që do të thotë që edhe ato programe që nuk dinë si të përdorin bërthamat e shumta të procesorit mund të punojnë në mënyrë të shpejtë.

 

Pra kujt i nevojitet ky procesor? Në konferencën e lëshimit të tij, Intel thekson se ky do të ishte procesori perfekt për lojërat e realitetit virtual, qoftë në Oculus Rift apo HTC Vive. Një tjetër aplikacion do të ishte montimi i videove, një detyrë që zakonisht përfiton shumë dhe ka përdorim të mirë më procesor me bërthama të shumta.

 

Fatkeqësisht, procesori kryesues në rangun Intel vjen me një çmim shumë të lartë – 1,723 dollarë. I shtoni kësaj dhe koston e kartës më të mirë grafike dhe komponentëve të tjerë dhe ju mund të arrini çmimin 10,000 dollarë për një PC të vetëm. Por nëse mund ta përballoni…

 

Republika Plus