I nxehti dëmton celularët, ja 5 gjërat që duhet të bëni për t’i mbrojtur

Auto & Tech13.08.2018 16:11

Ditët përvëluese të verës nuk janë torturuese vetëm për njerëzit, por edhe për të pandashmit e tyre, celularët.

Tashmë që temperaturat arriten kulmin, ekzistojnë disa mënyra për fanatikët e celularëve për t’i mbajtur këto pajisje të sigurta, larg rreziqeve të të nxehtit.


Për të pasur një performancë të mirë të celularit tuaj gjatë verës duhet të keni parasysh:


1-Mos e ekspozoni celularin në diell. Mbajeni në hije ose në çantë


2-Mos e hiqni nga kasa mbrojtëse


3-Mos e lini hapur Bluetooth-in, vendndodhjen apo edhe Wi-Fi-në kur nuk keni nevojë për to, vendosini në “airplane mode”


4-Nëse shihni se telefoni po nxehet, fikeni menjëherë dhe lëreni të ftohet


5-Mos luani lojra në telefon kur jeni në ambiente të jashtme dhe temperaturat janë të larta. 

Republika Plus