Asus kan jë klon të Retina MacBook që është më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë se ai i Apple

Auto & Tech01.06.2016 12:22

Asus ka zbuluar ZenBook 3 në shfaqjen tregtare Computex në Taipei. Pajisja duket qartë që është krijuar për të konkurruar kundër MacBook dhe familjes MacBook Air, duke qenë që të dyja pajiset u përmendën në skenë gjatë prezantimit të Asus.


ZenBook 3 është më i hollë,më i lehtë dhe më i fuqishëm se pajisjet e Apple. Kompjuteri portativ ka një profil prej 11.9 mm dhe peshon vetëm 910 g.


Kompjuteri portativ Windows 10 ka një ekran 12.5-inç  dhe ka raportin më të lartë ekran-trup të të gjithë linjës së kompjuterëve portativ Asus: 82%. Ekrani mbrohet nga Gorilla Glass 4, dhe kompjuteri portativ ka tipare të tjera interesante, duke përfshirë një kursor me prekje prej xhami , një ndijor për shenjat e gishtave, një tastierë me përmasa të plota, dhe ventilatorin më të hollë në botë i cili është vetëm 3 mm.


ZenBook  do të fillojë dërgesat në tremujorin e katërt të viti me çmimet 1,499 dollarë (512 GB SSD) ose 1,999 dollarë (1 TB SSD) dhe do të jetë i vlefshëm në tre ngjyra, blu mbretërore, ngjyrë ari rozë dhe gri kuarci. Specifika të tjera përfshijnë 16GB RAM, procesor Intel Core i7, lidhje USB Tip-C dhe deri në 9 orë bateri. Kompjuteri portativ përmban gjithashtu teknologji të ngarkimit të shpejtë, duke arritur kapacitet deri në 60% në vetëm 49 minuta.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus